Një libër i ri Prof. Alfred FRASHERI GJEOMONUMENTET
që tregojnë historinë
e tokës shqiptare |
|
|
|
|
a new book Prof. Alfred FRASHERI GEOMONUMENTS
that
show
the
history
of
Albanian
ground |
Populli i kendon Abdyl Frasherit: Të lutem moj baltë e varrit Mos i rëndo mëmëdhetarit Po bëji ndere shqipëtarit Abdy Beu ngreu nga varri Të shohësh Adriatiknë Që u bë i Shqipërisë Që ti luftove dhe punove deri sa vdiqe |
Naim Frasheri shkruan: Nga gjithë ç'kemi kënduar Për të njohur vetëhenë Kaqë gjë kemi mësuarë Të nderojmë mëmëdhenë ... Jak' o ditë e bekuar Që lind nga pereëdon! At'an' e ke ndriçuar E ne pse na harron? |
|
|
|
|
|
PERMBAJTJA E LIBRIT
|
Content of the Book
|
- Tiranë-Shkodër-Vermosh-Valbonë-Kukës |
|
Libri u promovua në një takim të organizuar në sallën e Akademisë së Shkencave, më 12 shkurt 2013, organizuar nga PROGEO Albania dhe Akademia e Shkencave e Shqiperisë.
Fjala e Dr. Fiqiri Bakalli në takimin për promovimin e librit: Të nderuar miq e kolegë! Profesor Alfredi gjatë më shumë se 50 vjetëve ka zhvilluar pa ndërpreje një veprimtari të gjerë pedagogjike, kërkimore e shkencore, ka bërë studime e botime të shumta, brenda e jashtë vendit, që përbëjnë një kontribut të shquar në fushën e gjeoshkenave. Por libri i fundit për “Gjeomumentet që tregojnë historinë e tokës shqiptare” është ndryshe nga të tjeët; ai krahas vlerave njohëse, shkencore dhe estetike, është një libër që tregon sai lidhur dhe sa mirë e njeh ai tokën shqiptare, sa shumë e do këtë tokë dhe natyrën e saj. Gjeomonumentet janë një pasuri e natyrës sonë. Për vlerat shkencore dhe estetike që mbajnë kanë tërhequr e mahnitur çdo njëri që i ka parë, i thjeshtë, shkencëtar, kërkues apo artist. Por ajo që doja të theksoja është se nga faqet e këtij libri vjen një thirje e fortë për ti njohur, shijuar, vlerësuar, mbrojtur e përdorur në dobi të kulturës, edukimit dhe ekonomisë. Gjeonumentet na zbulohen nëpërmjet 15 udhëtimeve që kalojnë nëpër pjesën më të madhe të Shqipërisë, njëri më i bukur se tjetri. Kjo formë shtjellmi, teksti plot kolorit, përshkrimi i saktë i gjeomonumenteve, i harmonizuar me fotografitë e realizuara artistikisht plotësojnë njëri tjetrin, duke dhënë një djenjë kënaqësie të veçantë. Më gjerë, lexuesit të interesuarit i jepet një histori e truallit shqiptar me një gjuhë të thejshtë e të kuptueshmë edhe për lexuesin jo profesionisht të fushës. Libri u drejtohet lexuesit të gjerë i të gjitha profesioneve dhe moshave, nga nxënësit e shkollave e deri te të moshuarit, jo vetëm shqiptarë, por edhe vizitorë të huaj. Ky libër u shërben institucioneve qëndrore-Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit, asaj të Ekonomisë etj., bashkive dhe komunave që duhet të kujdesen për ruajtjen dhe shfrytëzimin e gjeomonumenteve, agjencive turistike etj. Ai duhet të jetë pjesë e bibliotekave të niveleve të ndryshme, sidomos të sistemit arsimor dhe pasuron çdo bibliotekë personale. Autori dhe të githë ata që bashkëunuan në përgatitjen e librit meritojnë përgëzimet dhe urimet më të mira. Në parathënien e librit, autori shkruan:” …do ta konsideroj se kam vënë edhe unë një gur në malin e lartë të njohurive mbi truallin shqiptar, nëse lexuesit do të gjejnë në këë libër njohuritë që do të kishin dëshirë të mësonin për tokën tonë”. Unë jam i bindur se lexuesit do tu përgjigjen me një “po” të fortë kësaj konsiderate dhe uroj që libri të shokë më shumë se një botim.
The book was promoted in a meeting organized at the hall of Academy of Sciences, 12 Feb 2013, organized by PROGEO Albania and Academy of Sciences of Albania |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|